Tollovi në komunikacion në Prishtinë, reagon Tahiri: Kryetar, ndali eksperimentet me rrugë njëkahëshe

Prishtina

Tollovi në komunikacion në Prishtinë, reagon Tahiri: Kryetar, ndali eksperimentet me rrugë njëkahëshe

Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 18:13
Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reguar për tollovinë e krijuar në komunikacion në kryeqytet.

Tahiri përmes një postimi i ka bërë thirrje kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, që t’i ndal eksperimentet.

“Kryetar Rama mos bë më eksperimente me rrugë njëkahëshe, lëshoje rrugën te Katedralja, dil shih se çka po ndodhë! Qyteti është në bllokadë. Në rast të ndonjë urgjence familjare me të sëmurë njeri mbetet godare”, ka thënë Tahiri.

Reagimi i plotë:

Rrafh 45 minuta nga Parlamenti deri te banesa e prindërve të mij, në Dardani. Kaq kohë u dashtë që të arrij këtu. M’u dasht të kthehem nga ish-pallati i shtypit, tash ndërtesa e Qeverisë, të shkoj prap nga rruga Agim Ramadani e të zbresë poshtë nga Universiteti, që të vazhdoj në drejtim të Dardanisë.

Kjo kohë i nevojitet secilit qytetar të këtij qyteti.

Kryetar Rama mos bë më eksperimente me rrugë njëkahëshe, lëshoje rrugën te Katedralja, dil shih se çka po ndodhë! Qyteti është në bllokadë. Në rast të ndonjë urgjence familjare me të sëmurë njeri mbetet godare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat