Dezinformimi gjinor, rrezik për demokracinë – në Prishtinë nis konferenca për integritetin e informacionit

Prishtina

Dezinformimi gjinor, rrezik për demokracinë – në Prishtinë nis konferenca për integritetin e informacionit

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 10:52
Prishtinë

Në Prishtinë është duke u mbajtur edicioni i gjashtë i Konferencës për Integritetin e Informacionit “DISICON”, ku po diskutohet për dezinformimin në baza gjinore dhe dhunës online, me fokus dhunën ndaj grave në politikë.

Ambasadorja Nancy Soderberg, drejtore e lartë rezidente e NDI në Kosovë, tha se dhuna kundër grave në çfarëdo forme paraqet pengesë.

“DISICON do të ketë disa aktivitete ku do të diskutojmë për sfidat qe hasin gratë. Dezinformimi gjinor pengon pjesëmarrjen e grave në çdo sferë publike. Pa to ne nuk do të kemi një demokraci që lulëzon”, tha Soderberg.

Ajo shtoi se është me rëndësi që të punojmë me shoqërinë tonë për të kuptuar dezinformimin gjinor.

“Duhet të krijojmë sisteme për të luftuar këtë fenomen”, u shpreh ambasadorja Soderberg.

Në anën tjetër, Nuno Queiros, përfaqësuesi rezident i UNDP në Kosovë, tha se ndjehet i nderuar që është sot prezent në këtë konferencë

“Kemi qenë dëshmitar të këtyre ndryshimeve në shoqëri. Gjatë Covid dezinofrimi u ka kushtuar me jetëra njerëzve…”, ka thënë Queiros.

Ai shtoi se kjo konferencë shërben për të diskutuar steriotipet gjinore dhe dhunën online.
Queiros ka thënë se kjo paraqet rrezik për demokracinë.

“Duhet të sigurojmë një mjedis të sigurt të mediave ku secili zë duhet të dëgjohet pa dallim”, tha ai.

AnnaCarin Platon, shefe në sektorin për Integrim Evropian, Politikë, Media dhe Informim në zyrën e BE-së në Kosovë, u shpreh se sot po adresojmë një çështje të rëndësishme siç është dezinformimi gjinor.

” Dezinformimi gjinor paraqet sfidë të sigurisë politike, dhe rrezik për demokracinë”, tha Platon.

Ajo shtoi se në Kosovë nuk i kushtohet shumë vëmendje rregullimit të aspektit gjinor.

“Kjo është sfidë që nuk haset vetëm në Kosovë por edhe në mbarë botën”, theksoi Platon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat