Falja e tatimit në pronë në Prishtinë, Ratkoceri i PDK-së: Kursyen qytetarët me 75 euro

Prishtina

Falja e tatimit në pronë në Prishtinë, Ratkoceri i PDK-së: Kursyen qytetarët me 75 euro

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 06:06
Liridon Ratkoceri

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar propozimin për falje të tatimit në pronë prej 75 euro.

Me 28 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim u miratua ky propozim.

Pas këtij vendimi ka reaguar asamblisti i PDK-së, Liridon Ratkoceri.

Ai tha se me këtë vendim, u kursyen qytetarët me 75€ për tatimin në pronë.

Sipas tij, në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të kryeqytetit, grupi i PDK-së mbrojti interesin publik të qytetarëve të Prishtinës duke liruar 75€ të vlerës së tatimit për pronat, banesat dhe shtëpitë e qytetarëve të Kryeqytetit.

“Vetëm qytetarët mund ta falin apo jo pushtetin që rriti tatimin, ndërsa proklamimi për falje është mashtrim, ne percaktuam që të kursehen qytetarët nga rritja enorme e tatimit në Prishtinë. Qytetarëve të Prishtinës propozuesi nuk po ua fal 100 euro, por po ia kthen pjesërisht hakun nga rritja e tatimit në pronë që i ka caktuar partia e majtë në pushtetin nacional. Kurthin e ngritur nga ta nuk do ta lejojmë ta aktivizojnë për të fajësuar të tjerët. Sot, PDK votoi për të hequr barrën e rëndë që ju është vënë qytetarëve. Ne votuam për të liruar dhe kursyer qytetarët nga rritja e padrejtë e tatimit në pronat e tyre.”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat