Vdes një i moshuar në autobusin e Trafikut Urban në Prishtinë

Prishtina

Vdes një i moshuar në autobusin e Trafikut Urban në Prishtinë

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 21:37
Foto ilustrim

Një 72-vjeçar ka vdekur të dielën në një prej autobusëve të Trafikut Urban në Prishtinë. I moshuari ka vdekur në vend bëjnë të ditur nga QKUK.

Lajmin e ka konfirmuar mjeku kujdestar, Agron Çitaku, i cili tha se personi është dërguar në QKUK pa shenja jete.

“Ka vdekur në vend, tek ne e kanë pru të vdekur”, tha Çitaku.

Tutje, ai bëri të ditur se trupi i tij tashmë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat