NPB-ja renovon 700 hyje të ndërtesa në kryeqytet – Sahatçiu kërkon bashkëpunim nga qytetarët

Prishtina

NPB-ja renovon 700 hyje të ndërtesa në kryeqytet – Sahatçiu kërkon bashkëpunim nga qytetarët

Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 10:53
Foto nga vendi i ngjarjes

Ndërmarrja Publike Banesore (NPB), ka promovuar hyrjen e 700-të të renovuar nga kjo ndërmarrje. Kryeshefi ekzekutiv i NPB-së, Artan Berisha, tha se kanë filluar me projekte që synim kanë përmirësimin e gjendjes së ndërtesave që i kanë nën menaxhim.

Ai ka bërë të ditur se kanë nën menaxhim 80% të hyrjeve të vjetra në kryeqytet dhe se kanë edhe 100 kërkesa për renovime.

“Sot po e përurojmë hyrjen e 700-të, pra nga sot Ndërmarrja i ka nën menaxhim 700 hyrje dhe kemi bërë disa investime këtu. Aktualisht sipas statistikave, afër 80 për qind e hyrjeve të vjetra janë nën menaxhim dhe kemi edhe 100 kërkesa tjera”.

Gjithashtu është një projekt ambicioz dhe ndoshta në të ardhmen e afërt mund t’i kalojë edhe kufijtë e Prishtinës, pasi ka pasur sukses në Prishtinë edhe përreth të vazhdojë ky projekt”, u shpreh ai.

Nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, përgëzoi NPB-në për punën e bërë, përderisa ftoi qytetarët për bashkëpunim.

Nuk ka më mirë se me mbyll vitin me një arritje sikurse kjo. Sigurisht numri 700, një numër i madh i arritur që tregon punën e madhe që është bërë”.

Shpresoj që të vazhdojë, e di që ka shumë kërkesa. Çka presim shumë, është një bashkëpunim edhe me qytetarë, ka shumë nevojë për bashkëpunim dhe për rritjen e shërbimeve që mund të ofrojnë brenda hyrjeve”, tha ajo.

E pronari i ndërtesës, Rexhep Hasani, falënderoi Ndërmarrjen Publike Banesore për këtë investim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat