Lajm i mirë për qytetarët e Prishtinës: Për veturën e parë parkingu do të jetë falas

Prishtina

Lajm i mirë për qytetarët e Prishtinës: Për veturën e parë parkingu do të jetë falas

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 19:59
Ilustrim

Një ndryshim i rëndësishëm ka ndodhur me rregulloren për parkimin e veturave në zonat që menaxhohen nga Komuna e Prishtinës.

Një zhvillim pozitiv ka ndodhur për të gjithë banorët rezident të Prishtinës.

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar një ndryshim të rëndësishëm në politikat e parkimit, duke u dhënë rezidentëve një lehtësim të madh financiar.

Nisur nga sot, parkimi në lagjet e Prishtinës për makinën tuaj të parë do të jetë pa asnjë kosto për rezidentët.

“Me kënaqësi ju njoftojmë se nga tani e tutje, parkimi për makinën tuaj të parë në lagjet e juaja do të jetë krejtësisht falas për të gjithë qytetarët rezidentë”, ka njoftuar zyrtari i Komës së Prishtinës, Fadil Aliu-Heretica.

Ai thotë se për rezidentët që zotërojnë më shumë se një automjet, do të aplikohet një tarifë modeste prej vetëm 10€ në muaj ose 100€ në vit për makinën e dytë, e cila mbulon të dy zonat e parkimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat