Parking falas për veturën e parë të regjistruar, Dushi nga Komuna e Prishtinës jep detajet

Prishtina

Parking falas për veturën e parë të regjistruar, Dushi nga Komuna e Prishtinës jep detajet

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 08:49
Prishtina Parking

Drejtori i Inspeksionit në komunë të Prishtinës, Florian Dushi ka bërë të ditur se tashmë është miratuar rregullorja e re dhe qytetarët e kryeqytetit nuk do të kenë nevojë të paguajnë për parking për veturën e parë që e regjistrojnë.

Dushi në një postim në Facebook tregon se rregullorja e re për organizimin dhe shfrytëzimin e parkingjeve në kryeqytet është aprovuar të enjten në Kuvendin e Prishtinës, gjersa jep detaje tjera.

“Ndryshimi dhe plotësimi i kësaj rregulloreje ka ardhur si rezultat i kërkesave të shumta të qytetarëve. Zonat e parkimit do të jenë mirë të definuara, të shenjëzuara – qytetarët, banorët rezident nuk do të paguajnë më për veturën e tyre të parë etj”, shkruan ai në Facebook.

Në paraqitjen e tij të enjten para asamblistëve kryeqytetas ai tha se qytetarët rezidentë lirohen nga pagesa për veturën e parë që e regjistrojnë për parking, por që do të paguajnë një taksë administrative në momentin e paraqitjes së veturës së parë në vlerë 10 euro, pa ndonjë obligim shtesë financiar ndaj Prishtina Parking.

“Pra, qytetarët lirohen nga pagesa për parking për veturën e parë që ata e posedojnë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat