Rama e nderon Radevin me “Çelësin e Qytetit”

Prishtina

Rama e nderon Radevin me “Çelësin e Qytetit”

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 17:43
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe Rumen Radevi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka nderuar presidentin e Bullgarisë, Rumen Radevin, me “Çelësin e Qytetit”.

Rama, mes tjerash theksoi se vizita e Radev potencon thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve miqësor.

“Patëm nderin të mirëpresim në Kryeqytet, Presidentin Bullgarisë, z.Rumen Radev, të cilin e nderuam me “Çelësin e Qytetit””, shkroi Rama.

“Një vizitë e rëndësishme që thekson thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona miqësore”.

“Faleminderit Presidentit të Bullgarisë për vizitën dhe për kontributin e vazhdueshëm në forcimin e lidhjeve tona diplomatike.  Z.Radev i ka dyert gjithmonë të hapura në Prishtinë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat