​Handikos rrezikon të mbyllet pa fonde, komunës i kërkohet ta marrë në menaxhim

Prishtina

​Handikos rrezikon të mbyllet pa fonde, komunës i kërkohet ta marrë në menaxhim

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 17:51
Foto ilustrim

Shoqata e Paraplegjikëve dhe e Paralizës së Fëmijëve të Kosovës – HANDIKOS, sot bashkërisht me HANDIKOS Prishtina dhe Grupin Avokues të Prindërve të fëmijëve e të rriturve me aftësi të kufizuara në Prishtinë, kanë adresuar shqetësimin rreth situatës me të cilën po përmbyllet ky fundvit dhe ndërprerjen e shërbimeve në Qendrën e Resurseve, si pasojë e përfundimit të të gjitha projekteve që kanë qenë të fokusuar në këtë fushë.

Ata në një konferencë të jashtëzakonshme, kanë dhënë detaje për gjendjen e rëndë ekonomike, derisa prindërit kanë paralajmëruar edhe protesta.

Drejtori i Handikos, Afrim Maliqi tha se kjo qendër nuk ka projekte për financim dhe se organizata është në përfundim. Ai tha së është koha që Komuna e Prishtinës, të marrë në menaxhim Handikos-in, sepse është e obliguar që të përmbush nevojat e qytetarëve.

Maliqi: Qendra Handikos pa financim, komuna duhet të marrë në menaxhim

“Është një situatë e cila nuk është e mirë dhe neve na vjen keq për këtë gjendje dhe asnjëherë deri më tash nuk e kemi bërë këtë informatë, duke shpresuar se institucionet do të gjejnë formën dhe mënyrën duke dizajnuar dhe duke zhvilluar projekte. Por, ato projekte po përfundojnë dhe fatkeqësisht, tani po përfundojnë të gjitha projektet që kanë të bëjnë me shërbime. Personat me aftësi të kufizuara duhet t’i drejtohen Komunës së Prishtinës, për shkak se komuna është institucion i parë, i cili është obliguar që të përmbush nevojat e qytetarëve, për shkak se ajo nevojë është e drejtë, dhe jo vetëm nevojë. Meqenëse nga 15 janari asnjë projekt ne nuk e kemi për ofrimin e shërbimeve si për fëmijë, si për të rritur. Këto i kam dy dokumente të cilat janë kur përmenda subjektet politike, ku me datën 04.10.2021, Përparim Rama dhe Uran Ismaili, në qendrën sot ku jemi, e cila është në Komunën e Prishtinës, e resurseve për personat me aftësi të kufizuara, do të mbështesim financiarisht. Madje, ne kemi thënë që krejt objektin të marrë komuna le të menaxhon vetëm le të ofrojnë shërbime dhe vetëm le të marrin stafin i cili është profesional dhe janë të licencuar sipas ligjit dhe udhëzimit administrativë. Prandaj, ne po duam të përçojmë këtë mesazh të institucionet, të komuna që të gjejnë formë të mbështesin këtë qendër”, tha Maliqi.

Po ashtu, nga grupi avokues, Fidajete Shala, tha se kjo situatë po i dëmton ekonomikisht. Ajo tha se komuna duhet të ofrojë zgjidhje për ofrimin e shërbimeve afatgjatë për të gjithë personat me aftësi të kufizuara.

Shala tha se nëse nuk ndërmerret diçka për personat me aftësi të kufizuara, ata do të vazhdojnë të kërkojnë të drejtat e tyre edhe me protesta.

Shala: Nëse nuk ofrohen shërbimet për personat me aftësi të kufizuara, do të vazhdojmë me protestë

“Realisht, jemi të rënduar emocionalisht dhe të dëmtuar ekonomikisht sepse me ndërprerjen e këtyre shërbimeve i gjithë progresi i arritur nga shërbimet e marra, këtu do të kthehet në regres për personat të cilat marrin shërbime, po edhe për neve prindër, kërkoj nga Komuna e Prishtinës të ofrojë zgjidhje kudo qoftë për vazhdimin e shërbimeve afatgjatë, ashtu siç ka arritur të financojë shoqata apo qendra tjera që ofrojnë shërbime për personat me aftësi të ndryshme kufizuese. Jemi kundër diskriminimit direkt që na është bërë neve në këtë rast sepse e vetmja është qendra Handikos, e cila ka ofruar shërbime, psikosociale dhe logopedike pa asnjë kosto, edhe transportin e që kjo ka ndikuar në mirëqenien tonë si prindër. Në vend që personat me aftësi të kufizuara me iu gëzuar festat e fund vitit, duhet të preokupohemi se a do të marrim shërbime ose jo. Së paku këtë duhet të dinë problematike, jemi të thyer moralisht dhe të shkelur ligjërisht nga institucionet tona, të cilat kanë premtuar shumë për personat me aftësi të kufizuara e realisht kanë realizuar shumë pak. 16:41 Ne kemi nuk marrë asnjë përgjigje andaj jemi këtu, sepse nëse nuk marrim përgjigjen e duhur, hapat tonë do të jenë më të qartë për organizmin edhe të protestave për realizimin e qëllimeve tona jetësore”, tha Shala.

Ndërkaq, prindi i vajzës me aftësi të kufizuara, Ismail Krasniqi, tha se shërbimet për vajzën e tij i ka kryer te qendra Handikos. Ai tha se këto shërbime kanë kosto të lartë.

Krasniqi: Shërbimet për vajzën me aftësi të kufizuara kanë kosto të lartë, nuk mund të i paguaj

“Neve nuk na intereson se kush e financon , ose si vinë këto mjete, mua më intereson me sjell vajzën këtu, sepse nuk mundet asnjë prind me ia dalë sepse e kane një kosto shumë të madhe, sidomos kanë sëmundje të ndryshme pa marrë parasysh se qysh. Fëmija im d.m.th. duke fjetur në këtë vend, marrin shërbime ditore, fizioterapi dhe me logoped me të gjitha edhe krejt këtu i marrin. 34:10 Ne diku tjetër nuk kemi ku shkojmë, sepse me shkuar çdo dite me paguar 15 euro vetëm fizioterapi ose te psikologu kushton shumë, plus kemi edhe shërbime tjera te spitali, mjeku, e kemi një kosto shumë të lartë, nuk mundemi me përballuar. 34:51 Ju kisha lutur me bërë diçka në këtë drejtim , komuna ose kush, nuk e dimë, ne duam që këtu me vazhduar me sjell fëmijën mos me i lënë, nuk kemi ku me i dërguar përpos qendrës”, tha Krasniqi.

Handikos është organizatë e cila punëson më së shumti persona me aftësi të kufizuar dhe ndërmjetëson punësimin e tyre në tregun e punës, duke ngritur kapacitetet e tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat