“2024 do të jetë spektakël, premtimi publik i Havollit për Prishtina Parking

Prishtina

“2024 do të jetë spektakël, premtimi publik i Havollit për Prishtina Parking

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 22:25
Kryeshefi i Ndërmarrjes Publike “Prishtina Parking”, Sokol Havolli

Kryeshefi i Ndërmarrjes Publike “Prishtina Parking”, Sokol Havolli, ka premtuar avansime në ndërmarrjen të cilën udhëheq.

Në vitin e ardhshëm, Havolli thotë se do të ketë dixhitalizim në çdo parking, komunikim ditor me çdo lagje, dhe hapje të perspektivave.

“2024 do të jetë spektakël.

Do të dixhitalizojmë çdo parking e çdo cep.

Do të kemi komunikim ditor me çdo lagje, me çdo rrugë e me çdo qytetarë.

Do të hapim perspektiva që rajoni ende nuk i ka dëgjuar.

Prishtina Parking do të jetë ndërmarrja. Ndërmarrja e zhvillimit” ka shkruar ai në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat