Në janar pritet të hapet konkursi për zjarrfikës të ri në kryeqytet

Prishtina

Në janar pritet të hapet konkursi për zjarrfikës të ri në kryeqytet

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 23:41
Zjarrfikësit

Zjarrfikësit në kryeqytet, që aktualisht përballen me mungesë stafit nga janari mund të kompletohen me staf.

Kjo pasi pritet që të hapet konkursi i ri për zjarrfikësit në Prishtinë, që aktualisht ka vetëm 78 pjesëtarë.

Këtë e ka bërë të ditur, Zëvendëskomandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Abdusamed Shkodra.

“Ka pasur një takim ndërmjet Agjencionit për Menaxhimin e Emergjencave dhe drejtorit, Shefki Abdullahu si dhe kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, me sa kamë unë informata janë marrë veshë që të ketë konkurs, pritet që shpejtë të procedohet në janar dhe të plotësohen vendet e reja”, tha ai.

Ai tha se më herët ka pasur interesim nga të rinjtë për tu bërë pjesë e zjarrfikësve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat