Mustafa kundër idesë së Ramës për vendosjen e kamerave në kryeqytet: E kisha këtë ide në 2012, s’kemi të drejtë

Prishtina

Mustafa kundër idesë së Ramës për vendosjen e kamerave në kryeqytet: E kisha këtë ide në 2012, s’kemi të drejtë

Më: 5 janar 2024 Në ora: 13:42
Foto ilustrim

Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, ka dalë me një reagim lidhur me idenë e Kryetarit të Prishtinës, Përparim Ramës, i cili paralajmëroi se shumë shpejt në kryeqytet do të vendosen kamera me intelegjencë të lartë.

Ai i është referuar një shkrimi të ish-Ministrit Dardan Gashi, i cili deklarohet kundër kësaj ideje të Ramës.

Mustafa ka thënë se ide të tillë ka pasur edhe ai me bashkëpunëtorë në vitin 2012, por se pas një vizite në një shtet jo-evropian, ishte bindur se Prishtina nuk ka arsye të vendosë kamera të tilla.

Mustafa ka thënë se është kundër asaj që të vëzhgohet nga kamerat.

 “Mua mu duk se Prishtina nuk ka arsye për këtë. Kur u ktheva ua kumtova bashkëpunëtorëve të mi se ne nuk duhet të bëjmë këtë, sepse nuk kemi të drejtë të mbikëqyrim çdo lëvizje të këmbëve e duarve, hundës e buzëve, e se kush me kënd gjendet në makinë… çdo përshëndetje të burrave e grave, të vajzave e të djemve, sepse mund tu krijojmë probleme, pa e bërë ata asnjë faj. Unë me shkopin tim, në qytetin tim nuk pajtohem të vëzhgohem nga kamerat, sepse shkopin e mbaj për arsye shëndetësore e jo që ta cenoj askënd!”, ka shkruar Mustafa.

Ish-Ministri Dardan Gashi ka thënë se vëzhgimi me kamera “Është shkelje e të drejtave të garantuara me Kushtetutë që askush nuk guxon të monitorohet pa arsye e vendim gjyqësor. Përdorimi i kamerave inteligjente është një invazion brutal në të drejtat individuale dhe privatësinë e kosovarëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat