​Nënshkruhet kontrata e Konsulencës për Implementim mes KRU “Prishtina” dhe KFW

Prishtina

​Nënshkruhet kontrata e Konsulencës për Implementim mes KRU “Prishtina” dhe KFW

Më: 10 janar 2024 Në ora: 14:06
Foto nga vendngjarja

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka nënshkruar sot kontratën e Konsulencës për Implementimin (Komponenta e rrjetit të ujërave të zeza dhe ujërave të reshjeve atmosferike), së bashku me përfaqësues të lartë nga Banka Gjermane për zhvillim KFW në Kosovë.

Krye shefi ekzekutiv i KRU “Prishtina”, Arsim Fetahu tha se pritet që të bëhet zgjidhja për 4 Komuna: atë të Prishtinës, Graçanicës, Fushë Kosovës dhe Obiliqit, projekt i cili do të zgjatë 5 vjet.

Fetahu: Zgjidhje për 4 komuna: Të Prishtinës, Graçanicës, Fushë Kosovës dhe Obiliqit

E bëmë ceremoninë e nënshkrimit të kontratës për shërbime të implementimit të projektit për shërbime konsulentë, lidhur me projektin e trajtimit të ujërave të zeza. Periudha e implementimit të projektit do të jetë periudhë 5 vjeçare, kurse me këtë projekt pritet të bëhet zgjidhja për 4 komuna: atë të Prishtinës, Graçanicës, Fushë Kosovës dhe Obiliqit. Është hapi i parë që fillon implementimin në anë të shërbimeve konsulentë ,” tha Fetahu.

Ndërsa Drejtori i zyrës së KFW-së për Kosovë dhe Maqedoninë Veriore, Reme Moritz tha se ky projekt është vlerësuar që një vit e gjysmë, një vit që janë nënshkruar kontratat e financimit për të siguruar financimin rreth 50 milionë euro. Ai gjithashtu tha se 20 milionë euro janë të ngrira nga ana e Evropës, por shpreson që të zhbllokohen me zhvillime pozitive politike.

Reme Moritz: Janë edhe 20 milionë euro të tjera të ngrira nga ana evropiane

“KFW përgëzon Ministrinë e Ekonomisë dhe Ndërmarrjen Rajonale të Ujësjellësit dhe shoqatën fituese për finalizimin dhe nënshkrimin e këtij momenti shumë të rëndësishëm. Ka një vit e gjysmë që së bashku e kemi vlerësuar këtë projekt për të përcaktuar dizajnin specifik të projektit, ka një vit që kemi nënshkruar kontratat e financimit për të siguruar financimin rreth 50 milionë euro. Janë edhe 20 milionë euro të tjera të ngrira nga ana evropiane, shpresojmë shumë që të zhbllokohen shumë shpejt me zhvillime pozitive politike” u shpreh ai.

Po ashtu Zëvendës- ministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku tha se ky projekt do të arrijë vlerën prej 200 milionë euro për pjesën e rrjetit të kanalizimit, korrektorit dhe impiantin për trajtimin e ujërave të ndotura.

Mjeku: Do të arrijë vlerën 200 milionë euro për pjesën e rrjetit të kanalizimit, korrektorit dhe impiantin për trajtimin e ujërave të ndotura.

“Do të arrijë vlerën 200 milionë euro për pjesën e rrjetit të kanalizimit, të korrektorit dhe impiantin për trajtimin e ujërave të ndotura. Mund të jemi kryeqyteti i fundit që realizon një impiant dhe ta bëjmë në mënyrën më të mirë të mundshme, sepse synimi është me ju shërbyer qytetarëve dhe me mbrojt mjedisin ku jetojmë,” shtoi Mjeku.

Prishtina është kryeqyteti i fundit në Evropë që deri më tani nuk ka një impiant për trajtimin e ujërave të zeza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat