Prishtina me ajër të ndotur, ekspertët tregojnë faktorët e ndotjes

Prishtina

Prishtina me ajër të ndotur, ekspertët tregojnë faktorët e ndotjes

Më: 11 janar 2024 Në ora: 17:51
Prishtina

Reduktimi i daljeve gjatë mëngjeseve e mbrëmjeve për personat e ndjeshëm janë thirrje të shpeshta nga Instituti Kombëtar i shëndetësisë gjatë sezonës se dimrit.

Kjo për shkak se ajri gjatë kësaj periudhe sipas IKSHPK-së është i ndotur.

E një thirrje të tillë, ky institucion e bëri edhe të enjten.

“Të reduktohen daljet në vendet me ajër të ndotur, në mëngjes dhe mbrëmje, sidomos për personat që kanë sëmundje kronike kardiovaskulare dhe respiratorë, fëmijët dhe shtatzënat.

Ish drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Ilir Morinia, thotë se mos kontrolli i cilësisë se lëndëve djegëse është nja nga faktorët që po ndikojë në ajrin e ndotur.

Madje sipas profesori Sami Makolli, Prishtina është ndër qytete me ajrin me të ndotur në botë.

Ai përmend disa nga faktorët që ndikojnë në ndotjen e ajrit në vend.

E që ky ajri të përmirësohet, ish drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e mjedisit,tregon rrugën që duhet ndjekur.

Me rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ndotja është e rrezikshme kur mesatarja e grimcave PM 10 kalon 45 mikrogramë për metër kub në 24 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat