​Projekti “Prishtina pa asbest”, synohet mbrojtja e mjedisit dhe shëndetit publik

Prishtina

​Projekti “Prishtina pa asbest”, synohet mbrojtja e mjedisit dhe shëndetit publik

Më: 12 janar 2024 Në ora: 14:10
Përparim Rama

Është prezantuar projekti i realizuar nga komuna e Prishtinës “Prishtina pa asbest”. Objektivi kryesor i këtij projekti është planifikimi dhe menaxhimi i asbestit për të mbrojtur mjedisin dhe shëndetin e publikut nga fibrat e asbestit.

Ndërkaq, në ditët në vazhdim do të lansohet edhe platforma online “Prishtina pa asbest”, platformë kjo e cila do të mbajë informata, lokacione dhe shifra të sasisë së asbestit në kryeqytetet. Në këtë platformë do të kenë qasje të gjithë qytetarët për të adresuar edhe vet ata vendndodhjen e asbestit në objekte publike dhe private. Po ashtu, kjo platformë do të shërbejë edhe për të marrë informata për hulumtimin dhe largimin e asbestit.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama tha asbesti është material i rrezikshëm dhe se janë analizuar të gjitha lagjet e Prishtinës dhe objekte të ndryshme për gjetjen e asbestit në kryeqytet. Ai tha se të gjitha pjesët me sasi të asbestit do të trajtohen.

Kryetari Rama, shtoi se në momentin që do të lansohet platforma online “Prishtina pa asbest”, qytetarët do të mund të paralajmërojnë vet adresën për të filluar trajtimin për asbest.

Rama: Të gjitha zonat në kryeqytet me asbest do të fillohet me trajtim të tyre

"Sot e patëm prezantimin e materieve të cilat përmbajnë asbest, po ashtu edhe asbestit të cilat janë analizuar në gjithë territorin e zonës urbane të kryeqytetit. Ideja është që fillimisht t'i inventarizojmë ose të dimë cilat zona, ndërtesa apo pjesë të kryeqytetit edhe nën tokë edhe mbi tokë në ndërtesa kanë asbest. Sepse e dimë që asbesti është një material kancerogjen. Një material shumë i rrezikshëm për shëndetin, posaçërisht merret nëpërmjet frymëmarrjes dhe shkakton kancer të mushkërive. Ne tani synojmë që ta heqim prej të gjitha hapësirave të kryeqytetit, gjithmonë për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve të kryeqytetit", 44:46 "Është e hapur për të gjithë. Ajo fillimisht ajo do të prezantojë të gjeturat prej këtij studimi. Të gjitha pjesët e kryeqytetit të cilat tash janë analizuar dhe ku është gjetur asbest do të jenë të identifikuara në këtë platformë. Po ashtu, edhe kur fillojnë të hiqen dhe të trajtohen, informata do te jetë aty po në të njëjtën platformë. Pra, do të tregojë që ka pasur e tash është hequr asbesti dhe është zonë e rrezikshmërisë së ulët apo nuk është e rrezikshme. Ndërsa, të tjerat që kanë rrezikshmërinë e lartë, normal që do të jena të evidentuara në këtë platformë. Po ashtu qytetarët do të kenë mundësi për t'i paralajmëruar nëpërmjet kësaj platformës", tha Rama.

Ndërkaq, udhëheqësi i këtij projekti, profesori i kimisë, Lulzim Zeneli tha se Prishtina edhe pse ka një sasi të madhe të asbestit në kryeqytet, ka arritur të trajtojë në mënyrë të duhur dhe të shpejt.

Zeneli theksoi se lagjet në të cilat ka më së shumti asbest janë Ulpiana, Arbëria si dhe Objekti i RTK-së.

Zeneli: Prishtina ka arritur të trajtojë asbestin, edhe pse ka sasi të shumta në kryeqytet

“Marrja apo ekspozimi asbestit sjell pasoja për sëmundje kanceroze, këtu bëhet fjalë për gypat e Asbestit në ujë që territori i Prishtinës ka një numër të konsiderueshme, edhe pse është punuar shumë, sipas informacioneve të ujësjellësit, Prishtina ka rreth 70km gjatësi të gypave të Asbestit.....15:13Në këtë drejtim kryeqyteti Prishtina është kampion në trajtimin e kësaj problematike në raport me vendet e rajonit, e kam fjalën Maqedoninë, Shqipërinë dhe Malin e Zi këto tjerat kanë ecur më herët për shkak edhe pse Kosova ka kaq shumë, unë jam habit si ka kaq shumë materiale me asbest.25:51 Sipas lagjeve, Ulpiana konsiderohet që ka më së shumti, pastaj Arbëria, sepse disa objektet industriale gravitojnë siç është rasti i (Cigllamës) e prish balancin në Prishtinë, po ashtu tregu edhe RTK-ja, objekti i RTK-së ka materiale me asbest. 30:54 Siguroj një procesë të largimit, paketimit dhe transportimit të asbestit që ky proces të jetë profesional i sigurt dhe të krijojë dhe të rritet ndërgjegjësimi për rreziqet e asbestit. Kur themi paketimi, të themi si një dhuratë që dërgohet, ashtu janë standardet e paketimit të asbestit. Me folje, është procedura e dytë dhe të gjitha këto materialet e kulmit duhet të paketohen në palete, duhet të ambalazhohen në përputhje të plotë dhe të vendosen ne deponi, nëse nuk ka deponi, atëherë duhet një deponim i përkohshëm, duhet një vend që është jashtë ndikimit të mjedisit”, tha Zeneli.

Tutje, profesori i kimisë, Zeneli derisa ka shpjeguar platformën online “Prishtina pa asbest”, tha se në këtë platformë të gjithë qytetarët do të mund të informohen për trajtimin e Asbestit, si dhe mund të adresojnë lokacionet se në cilat zona ka asbest.

Zeneli:”Prishtina pa asbest” do të informojë qytetarët për trajtimin e asbestit

“Këto rezultate do t’i paraqesim në një platformë elektronike dhe kjo ka qenë pjesë e angazhimit tonë jashtë obligimeve që ne kemi hartuar, e kemi përgatitur një platformë online, ku secili qytetarë do të identifikojë asbestin në lagjen, a ka, sa ka, a është trajtuar dhe a pritet me u trajtuar. 35:12 Kjo platformë "Prishtina pa asbest" për shkak se është marrë prej Unionit Evropian dhe prandaj, çfarë nënkupton një platformë elektronike për të lehtësuar menaxhimin të dhënave që lidhen me asbestin, si material i rrezikshëm, dhe kërkon një mbikëqyrje dhe kontroll të kujdesshëm, dhe kjo faqe shërben si platformë qendrore përmbledhjen regjistrimin dhe përcjelljen e informacioneve kyçe në lidhje më përmbledhjen, regjistrimin dhe përcjelljen e informacioneve kyçe në lidhje me trajtimin dhe largimin e asbestit”, shtoi Zeneli.

Asbesti është një mineral fijor natyral. Ekzistojnë gjashtë lloje, të cilat të gjitha përbëhen nga kristale fibroze të gjata dhe të holla, secila fibër përbëhet nga shumë "fibrile" mikroskopike që mund të lëshohen në atmosferë nga gërryerja dhe proceset e tjera. Thithja e fibrave të asbestit mund të çojë në kushte të ndryshme të rrezikshme të mushkërive, duke përfshirë mesothelioma, asbestozë dhe kancer të mushkërive, kështu që tani është i njohur si një rrezik serioz për shëndetin dhe sigurinë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat