Transformimi i sheshit “Xhorxh Bush”, Rama prezanton sot projektin

Prishtina

Transformimi i sheshit “Xhorxh Bush”, Rama prezanton sot projektin

Më: 13 janar 2024 Në ora: 08:29
Prishtinë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, do të prezantojë sot projektin për transformimin e sheshit “Xhorxh Bush”.

Prezantimi i këtij projekti do të bëhet në Sallën e Mediave në Komunën e Vjetër, me fillim nga ora 11:00.

“E shtunë, 13.01.2023, ora 11:00, në Sallën e Mediave në Komunën e Vjetër, Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, do të prezantojë projektin për transformimin e sheshit “Xhorxh Bush””, thuhet në njoftim.

Rruga “Xhorxh Bush” ishte mbyllur për qarkullim për disa javë, deri kur Rama kishte njoftuar se do të shndërrohej në shesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat