Rama prezanton projektin për transformimin e sheshit “Xhorxh Bush”, përfshihen disa hapësira

Prishtina

Rama prezanton projektin për transformimin e sheshit “Xhorxh Bush”, përfshihen disa hapësira

Më: 13 janar 2024 Në ora: 11:50
Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka prezantuar sot projektin për transformimin e sheshit “Xhorxh Bush”.

Rama para mediave ka paraqitur projektin, teksa tha se propozimi i ri ka disa karakteristika kyçe, ku ndërlidhet edhe me hapësira tjera.

“Është koncept që ndërlidh disa hapësira. Disa vizatime këtu tregojnë se si kemi menduar ndërlidhjen e hapësirave, nga Katedralja, nga Biblioteka Kombëtare dhe hoteli Grand .Nga RTK deri te Grandi, do të krijojmë elemente të reja, të artit, të kulturës. Të gjitha elementet e asfaltit do t’i transformojmë në hapësira të gjelbërta”, tha Rama para mediave, duke shtuar se kryeqyteti do të njihet si ambient dixhital, e që mendon për secilën moshë.

Rama gjatë prezantimit ishte ma katër drejtor të komunës së Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat