Drejtori Rajonal i Policisë për vendosjen e kamerave në kryeqytet: Janë të zakonshme, nuk janë inteligjente

Prishtina

Drejtori Rajonal i Policisë për vendosjen e kamerave në kryeqytet: Janë të zakonshme, nuk janë inteligjente

Më: 13 janar 2024 Në ora: 20:08
Basri Shabani

Drejtori Rajonal i Policisë në Prishtinë, nënkolonel, Basri Shabani, ka sqaruar çështjen e vendosjes së kamerave në kryeqytet.

“Kjo pak më duket është keqkuptuar kjo, nuk jam i thirrur për të folur për çështjen teknike të kamerave dhe detajeve, por mund të them se nuk ka të bëjë me kamerat inteligjente, ka të bëjë me kamera normale…”, ka thënë Shabani në emisionin “Ju flet Prishtina”, kur është pyetur nga autorja Arbreshë Uka.

Për me tepër kreu i policisë së regjionit të Prishtinës, bën të ditur se të tilla kamera siç do të vendosen në Prishtinë, janë vendosur edhe në disa qytete tjera të vendit ku kanë treguar efikasitet dhe kanë dhënë rezultate të mira në uljen e krimit.

“Kjo nuk po bëhet për herë të parë në Prishtinë, kjo është bërë në të gjitha qytetet e Kosovës, dhe mund të them nga qyteti qe vi unë, nga Ferizaj, kemi pasur të vendosur kamerat dhe ka ndikuar në uljen e krimit diku për 10-15%, por na kanë ndihmuar shumë edhe në zbulueshmërinë e rasteve”.

Ka qenë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama që ka njoftuar ditë më parë se në kryeqytet do të vendosen kamera me inteligjencë artificiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat