Deputetja e Guxo thumbon Ramën për rrugët e sheshet: Gjysma e mandatit shkoi, qytetari i Prishtinës mbeti me vizatime 3D

Prishtina

Deputetja e Guxo thumbon Ramën për rrugët e sheshet: Gjysma e mandatit shkoi, qytetari i Prishtinës mbeti me vizatime 3D

Më: 14 janar 2024 Në ora: 23:13
Jeta Statovci

Deputetja e “Guxo” në Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, ka kritikuar kryetarin e Prishtinës Përparim Ramën për projektin e planifikuar që rruga “George Bush” të shndërrohet në shesh.

Përmes një postimi në Facebook, Statovci ka thënë se fillimisht duhet të ketë zgjidhje për komunikacionin, e më pastaj sheshet. Ajo i tha Ramës se “Gjysma mandati shkoi, qytetari i Prishtinës mbeti me vizatime 3D”.

”Plani i kryetarit aktual të Prishtinës që e shpalosi, është projekti më i gabuar i mundshëm sepse ai, do të nënkuptonte paralizën totale të trafikut në Prishtinë dhe poashtu qindra miliona të humbura kot të buxhetit.  Rruga “George Bush” ka qenë një minimum frymëmarrje për komunikacionin, arterie bazike, meqë nuk duhet harruar, se Prishtina është e koncentruar shumë në këtë zonë, si me institucione, me qendra kulturore e arti, me biznese, banim etj”.

“Do të ishte me interes të prezantoheshin para qytetareve rrugë nëntokësore të makinave që siguron kyçje të rrugës “Luan Haradinaj” me atë “Garibaldi e më tutje me rrugën “George Bush”.  Vetëm pasi të ishin realizuar këto investime nëntokësore në zhbllokimin e trafikut, do të mund të mendohej për kthimin e asaj pjese në shesh të zgjatur”, ka deklaruar ajo.

Sipas saj, qytetarët e asaj pjese po përballen me shumë vështirësi, përfshirë edhe mbylljen e bizneseve.

“Sot, qytetaret të shqetësuar biseduan për veshtirësitë e shtuara sëfundmi. Bizneset po mbyllen në atë pjesë, bllokim i mobilitetit në qytet pa rruge të reja, kyçje te reja, apo alternativa te trafikut urban. Kryetari duhet të reflektojë e të mos e bllokoj qytetin me projekte pa rend, pa analizë e të dëmshme për secilin njeri që përdorë komunikacionin në Prishtinë. E këta të fundit, janë shumë”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat