Gjinovci për mbylljen e rrugëve në Prishtinë: Mësohuni me biciklla e autobusa, kaloni nga provincializmi në civilizim

Prishtina

Gjinovci për mbylljen e rrugëve në Prishtinë: Mësohuni me biciklla e autobusa, kaloni nga provincializmi në civilizim

Më: 14 janar 2024 Në ora: 23:56
Rron Gjinovci

Rron Gjinovci, aktivist i shoqërisë civile, i ka dalë në mbështetje kryetarit të Prishtinës Përparim Rama, për sa i përket prezantimit të projektit që rruga “George Bush” të shndërrohet në shesh.

Përmes një postimi në Facebook, Gjinovci, ka thënë se shkaktimi i kaosit nga bllokimi i rrugëve të bëhet derisa njerëzit të braktisin veturën si mjet transporti, e të zëvendësohet me të tjera alternativa.

“Unë qëndroj me Përparimin në mbylljen e rrugëve dhe shkaktimin e kaosit deri sa të msohni me përdor autobusa, biciklla, komë, gjthçka që nuk është kerr. Kadal kadale kaloni edhe ju nga provincializmi në civilizim, nga brryli jashtë dritares së kerrit dhe çaçkalica n’gojë, në një zotni qe i grahë bicikllës si zojë”, ka shkruar ai.

Çështja e kësaj rruge ka ngjallur debate në Kosovë. Kritikët thonë se bllokimi i rrugëve po shkakton kaos në komunikacion. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat