Drejtori i Përparim Ramës tregon se kur do të përfundojë Rruga A në Prishtinë

Prishtina

Drejtori i Përparim Ramës tregon se kur do të përfundojë Rruga A në Prishtinë

Më: 17 janar 2024 Në ora: 22:11
Krenar Xhaferi

Krenar Xhaferi, drejtor i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, në “Pressing” të T7, ka thënë se rruga “A” është projekti më i rëndësishëm i Prishtinës.

Ai, në “Pressing” të T7, tha se pezullimi i punimeve ga Komercialja ka shkaktuar që të humbasë tempoja e punimeve.

Sipas Xhaferit, në fund të vitit ka qenë e planifikuar të asfaltohet gjysma e rrugës.

“Sivjet ka pasë me u përmbyll, vetëm për shkak që neve na u kanë pezullu mbi 4 muaj punimet në Gjykatën Komerciale, ne në fund të vitit kemi pasë gjysmën e rrugës me asfaltu. Katër muaj janë pezullu dhe e kemi humbur tempon e punimeve aty, sepse ka qenë një tempo jashtëzakonisht e madhe. Pra, segmenti nga Veterniku deri tek vazhdimi i rrugës “B” përmbyllet edhe do ta shohim një rrugë model të cilën Prishtina nuk e ka pasur ndoshta për 10 vjet ose që nga paslufta. E kam nënshkruar pjesën e tenderimit nga Veterniku deri tek Kalabria.” 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat