“Kosova Business Forum”, Rama thotë se do të prezantojë 20 projekte gjatë eventit të biznesit

Prishtina

“Kosova Business Forum”, Rama thotë se do të prezantojë 20 projekte gjatë eventit të biznesit

Më: 22 janar 2024 Në ora: 11:33
Përparim Rama.

Më 23, 24 dhe 25 janar do të mbahet forumi më i madh i biznesit “Kosova Business Forum”, ku temë kryesore do të jetë “Prishtina 2030 – Udhëheqja e rrugës drejt një kryeqyteti të së ardhmes”.

Në ditën e dytë të mbajtjes së kësaj ngjarje, para pjesëmarrësve do të deklarohet edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Rama thotë se do të prezantojë disa projekte të rëndësishme para bizneseve ndërkombëtare.

“Me datë 24 Janar 2024 do të prezantoj para shumë bizneseve ndërkombëtare 20 projekte të rëndësishme të cilat synojnë të ndryshojnë ndryshojnë trajektoren e zhvillimit të qytetit tonë në vitet në vijim. Këto projekte përfshijnë infrastrukturën, teknologjinë, zhvillimin urban, arsimin dhe shëndetësinë në Kryeqytetin Prishtina”, thotë Rama.

Tutje, ai thekson se konferenca do të jetë një platformë për të nxitur dialogun transparente publiko-privat.

“Do të jetë një mundësi që qytetarët, investitorët dhe bizneset të njihen me mundësitë e investimeve në Prishtinë dhe të diskutojnë mbi mënyrat se si mund të kontribuojnë në transformimin e kryeqytetit tonë”, ka shkruar Rama në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat