Kelmendi: Këmbimi i pronave, rast për Prokurorinë

Prishtina

Kelmendi: Këmbimi i pronave, rast për Prokurorinë

Më: 24 janar 2024 Në ora: 18:01
Nora Kelmendi

Vendimi i Kuvendit të Komunës së Prishtinës për këmbimin e pronave komunale me persona fizikë, sipas asambleistës nga radhët e LVV-së, Nora Kelmendi, është rast për Prokurorinë.

Klemendi në “InfoPlus”, në RTK, tha se sa i përket këmbimit të pronave shkelet ligji dhe se ka pasur polemika të shumta me kryetarin e Komunës së Prishtinës dhe me drejtoreshën e Drejtorisë për Prona.

“Dokumentacioni që ka sjellë kryetari Rama bashkë me kabinetin e tij ka qenë mjaftë i mangët. Fillimisht sipërfaqja nuk ka qenë e përcaktuar, ku kemi këmbyer 20 hektarë me 8 hektarë”, deklaroi, mes tjerash Kelmendi.

E lidhur me vërtetësinë e shkeljeve në çështjen e pronave, në Info Plus ka folur edhe Albulena Nrecaj drejtoreshë e INPO-s.

Duke komentuar vendimin e Kuvendit Komunal të Prishtinës për këmbimin e pronave komunale, sjo tha se jo rrallë herë ndodhë që të bëhet këmbimi i pronave komunale me persona fizikë, apo të jepen në shfrytëzim ato.

Sipas saj, prona publike jepet me lehtësi në shfrytëzim nga persona fizikë pa u përmbushur kriteri kryesor, ai i interesit publik.

“Këmbimi i pronës nuk është bërë sipas ligjit, nuk janë përmbushur të gjitha aspektet  ligjore e procedurale për këmbimin e një prone nga komuna me persona fizikë”, deklaroi Nrecaj. Sipas saj shkeljet ligjore nuk janë risi.

Vendimi i Kuvendit Komunal të Prishtinës në të cilën u vendos që të behët këmbimi i pronave komunale me persona fizik, ka ngjallë reagime të shoqërisë civile dhe opozitës në kryeqytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat