Rama: Procesi për këmbimin e pronës komunale ka nisur dy vite para se të vij në pushtet – po i zbatoj vendimet e ministrive

Prishtina

Rama: Procesi për këmbimin e pronës komunale ka nisur dy vite para se të vij në pushtet – po i zbatoj vendimet e ministrive

Më: 25 janar 2024 Në ora: 15:17
Përparim Rama

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thirrur konferencë për media lidhur me vendimin e Kuvendit Komunal të Prishtinës për këmbimin e pronës komunale te Prishtina e Re me pronën e dy biznesmenëve në Badoc.

Rama ka thënë se procesi për këmbimin e kësaj prone ka nisur dy vjet para se ai të bëhet kryetar.

Sipas Ramës, për këtë proces janë ndjekur të gjitha hapat ligjorë dhe procedural ashtu siç kërkohet.

“E kam thirr këtë konferencë për shkak se ditëve të fundit kemi qenë cak i sulmeve të shumta që kanë për qëllim denigrimin e qeverisjes se kryeqytetit, por edhe timin personal. Duke ju referu një procesi të këmbimit, proces i cili ka fillu qysh para qeverisjes tonë, pra dy vite para qeverisjes tonë. Pra ky këmbim nuk ka filluar gjatë kohës tonë, por më shumë se dy vite më parë. Edhe kjo si pasojë e vendimeve të Ministrisë së Ambientit”, tha Rama.

Tutje, ai tha se ky process nuk ka përfunduar. Sa i përket raportimeve se do të këmbehet prona komunale me sipërfaqe rreth 20 hektarë me një me rreth 8 hektarë, Rama tha se kjo nuk qëndron meqë Ministria e Financave e përcakton se sa tokë do të këmbëhet.

“Ne si kryeqytet jemi duke zbatuar një process  të rregullt i miratuar nga Asambleja Komunale, i vlerësuar nga MAPL dhe është ende proces i papërfunduar, pra është në zhvillim e sipër.  Kemi ndjekur të gjitha hapat ligjorë dhe procedural në bazë të vlerësimeve të bëra nga ministritë përkatëse, pasi që pala ka pasur vendime të miratuara nga ministritë për këmbim të pronës, e që e oligon kryeqytetin me vepru…  Ministria e Financave ka me përcaktu sa tokë kemi me dhanë, pra Ministria e Financave është i vetmi autoritet që e bën vlerësimin e pronav e jo ne”, tha tutje Rama.

Rama tha se ai vetëm po i zbaton vendimet e ministrive të marra para dy vjetëve.

“Unë nuk e kam nis këtë process, por si kryeqytet jemi të obliguar me i zbatu vendimet e ministrive të marra dy vite para se me u bë unë kryetar.  Unë nuk kam dëmtu interes publik, por kam trashëgu vendimet e institucionecve që I kanë vlerësu tokayt e Badocit si interes publik”, deklaroi i pari i Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat