Rama: ‘PrishtinArt’, revistë e diversitetit kulturor të kryeqytetit

Prishtina

Rama: ‘PrishtinArt’, revistë e diversitetit kulturor të kryeqytetit

Më: 28 janar 2024 Në ora: 20:42
Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, njofton qytetarët se nga sot ata mund të lexojnë, në formatin e shtypur dhe online, 200 faqe me përmbajtje shumë të veçantë dhe të rëndësishme për artin dhe kulturën në Prishtinë.

Rama, në një postim në Facebook, bënë të ditur se në revistën kulturore institucionale të kryeqytetit, "PrishtinArt", shpaloset diversiteti kulturor i kryeqytetit.

“Të gjithë të huajt që vinë në Prishtinë, në aeroplan do ta kenë revistën tonë, përmes së cilës do të mësojnë për 10 vendet që duhet t'i vizitojnë në kryeqytet, për objektet ikonike me shumë domethënie për ne, për kulinarinë, muzikën e shumë të veçanta që e karakterizojnë Prishtinën.

Ju ftoj ta lexoni sepse do të mahniteni me përmbajtjen e saj”, ka shkruar Rama në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat