Azemi: Nga e hëna disa shkolla të Prishtinës do të mbesin pa shërbime nga punëtorët teknik, shkak greva

Prishtina

Azemi: Nga e hëna disa shkolla të Prishtinës do të mbesin pa shërbime nga punëtorët teknik, shkak greva

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 15:58
Jusuf Azemi

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka njoftuar se disa shkolla në Prishtinë do të mbesin pa shërbime.

Kjo pasi punëtorët teknik do të hynë në grevë për shkak të pagave të ulëta.

“Shumë shkolla në Prishtinë nga e hëna do të mbesin pa shërbime nga punëtorët teknik , pasi që ata do të hynë në grevë për shkak të pagave të ulëta.

Këta punëtor kanë marrë vendim që nëse nuk do të ketë sukses greva brenda javës së ardhshme”, ka shkruar Azemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat