PDK në Prishtinë paralajmëron se pasnesër “do të anulohet vendimi për shpronësimet milionëshe në Badovc”

Prishtina

PDK në Prishtinë paralajmëron se pasnesër “do të anulohet vendimi për shpronësimet milionëshe në Badovc”

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 13:25
Leutrim Retkoceri

Shefi i asamblistëve të PDK-së në Komunën e Prishtinës, Leutrim Retkoceri, ka paralajmëruar se pasnesër do të anulohet vendimi për shpronësimet në Badovc.

Pasnesër përfundimisht do të bëjmë anulimin e vendimit për shpronësimet e jashtëligjshme në Badovc të Kryetarit Përparim Rama”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Ai thotë se interesi i publik i qytetarëve të Prishtinës do të triumfojë mbi “interesin e pronarëve të tokave dhe larjes së borxheve biznesore”.

“E përshëndesim edhe vendimin e Gjykatës Themelore për pezullimin e vendimit të mëparshëm për shkëmbimin e dëmshëm të pronave në Badovc. Shpronësimi milionësh në dëm të qytetarëve dhe komunës do të ndalet përfundimisht nesër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat