Vazhdojnë punimet për ndërtimin e rrugës “A”, Rama: Drejt transformimit të Prishtinës

Prishtina

Vazhdojnë punimet për ndërtimin e rrugës “A”, Rama: Drejt transformimit të Prishtinës

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 15:04
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se janë duke vazhduar punimet për ndërtimin e rrugës “A”.

Sipas Ramës, ndërtimi i kësaj rruge do të zgjidh problemin me ujëra të zeza në lagjen “Kalabria”.

Po vazhdojnë punimet për realizimin e projektit madhor, ndërtimin e rrugës “A”, i cili zgjidh problemin me ujëra të zeza në lagjen “Kalabria” dhe komunikacion. Punët të cilat mund të kryhen në këtë kohë po vazhdojnë të kryhen me intensitetin e duhur”, thotë Rama.

Tutje, sipër fotografive të publikuara nga ndërtimi, Rama shkruan “Drejt transformimit të Prishtinës”.

Ndryshe, Rama këtyre ditëve ka marrë vendim për shkarkim nga detyra drejtorin e Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu, si dhe nënkryetares Donjeta Sahatçiu.

Krahas këtyre zhvillimeve, të enjten në Kuvendin Komunal të Prishtinës do të mbahet seancë e jashtëzakonshme, e cila është thirrur nga PDK dhe LVV, lidhur me çështjen e anulimit të pronave në Badoc.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat