Këmbimi i pronave, asamblistët në kryeqytet pritet ta anulojnë vendimin

Prishtina

Këmbimi i pronave, asamblistët në kryeqytet pritet ta anulojnë vendimin

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 09:50
Foto ilustrim

Kuvendi i Komunës së Prishtinës sot do të mbajë një mbledhje ku pritet të anulohet vendimi për këmbimin e pronave në Badovc.

Shefi i asamblistëve të PDK-së, Leutrim Retkoceri, ka bërë të ditur se mbledhja do të mbahet në orën 14:00, në sallën e Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Në këtë seancë pritet anulimi i këmbimeve të pronave në Badoc. Opozita përfshirë edhe partneren e koalicionit PDK-në janë deklaruar se “interesi i publik i qytetarëve të Prishtinës do të triumfojë mbi interesin e pronarëve të tokave dhe larjes së borxheve biznesore.

Kësaj mbledhje i kanë parapr disa zhvillime që kanë ndodhur në Komunë të Prishtinës. Kryetari Përparim Rama ka shkarkuar nga posti nënkryetaren Donjeta Sahatçiun, si dhe drejtorin e Shërbimeve Publike Ilirik Musliun, nga koalicioni me Partinë Demokratike të Kosovës.

E lidhur me shkarkimet në kryeqytet, kryetari Rama ka thënë se arsyeja e shkarkimit të Drejtorit të Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliut ka qenë moszgjidhja e problemit të mbeturinave në kryeqytet.

Rama, përveç shkarkimit të drejtorit Ilirik Musliu dhe nënkryetares Donjeta Sahatçiu, ka njoftuar edhe për krijimin e disa drejtorive të reja dhe shkrirjen e disa të tjerave në një drejtori të vetme.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar se Drejtoria e Pronës dhe Drejtoria e Kadastrit do të shkrihen në një Drejtori të Pronës dhe Kadastrit, e cila do të udhëhiqet nga Doruntina Maloku.

Ndërsa, drejtori i deritanishëm i Kadastrit, Donat Lushaku, është emëruar në pozitën e zëdhënësit të kryeqytetit.

PDK-ja në këtë koalicion qeveritar erdhi pas rezultateve në zgjedhjet e 31 tetorit 2021 për asamble komunale. Kjo parti politike i kishte fituar 9 asamblistë, pesë më pak se LDK-ja.

Partia më e madhe në kryeqytet, megjithatë, vijoi të ishte Vetëvendosja që i ka 17 asamblistë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat