Shfuqizohet vendimi për këmbimin e pronave në Badovc, PDK e njofton Përparim Ramën se e shkëpusin koalicionin

Prishtina

Shfuqizohet vendimi për këmbimin e pronave në Badovc, PDK e njofton Përparim Ramën se e shkëpusin koalicionin

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 15:30
Përparim Rama

Shfuqizohet vendimi për këmbimin e pronave në Badovc, PDK e njofton Përparim Ramën se e shkëpusin koalicionin

Nënkryetar i PDK’së, Uran Ismaili, ka thënë se pas shfuqizimit të vendimit për shkëmbimin e pronave, shkëpusin koalicionin qeverisës me LDK’në në Prishtinë.

“Sapo dërgova shkresën zyrtare tek Përparim Rama për të komunikuar vendimin për shkëputjen e koalicionit qeverisës në Prishtinë. Drejtorët e drejtorive komunale dhe aksionerët e PDK-së në ndërmarrje publike kanë dhënë dorëheqjet e tyre”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Pasi shfuqizuam vendimin për Badoc, shkëpusim koalicionin qeverisës në Prishtinë

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës sot, PDK mundësoi kuorumin dhe votoi pro shfuqizimit të vendimit për këmbimin e dëmshëm të pronave në Badoc.

Sapo dërgova shkresën zyrtare tek Përparim Rama për të komunikuar vendimin për shkëputjen e koalicionit qeverisës në Prishtinë. Drejtorët e drejtorive komunale dhe aksionerët e PDK-së në ndërmarrje publike kanë dhënë dorëheqjet e tyre.

Për dy vjet shërbim, ekipi i PDK-së solli një dinamikë të re në Kryeqytet dhe ka bërë punë të jashtëzakonshme në secilin dikaster. Nën udhëheqjen e shkëlqyer të Nënkryetares Sahatçiu, drejtoritë e udhëhequra nga PDK janë vlerësuar si drejtoritë me performancën më të mirë, brenda dhe jashtë. Gjallërinë, sinqeritetin, pozitivitetin dhe dinamikën që e kishim në fushatën tonë “Prishtina na Bashkon” e kemi përçuar edhe në qeverisjen e Kryeqytetit dhe qytetarët janë dëshmitarët më të mirë për këtë gjë.

Ne nuk do të jemi pjesë e një qeverisjeje që dëmton interesin publik, ku mungon komunikimi, ku puna e mirë nuk vlerësohet dhe meritokracia përbuzet. Duke mos dashur asnjëherë që Prishtina të bllokohet, jemi tërhequr nga të gjitha pozitiat për të hapur rrugë për krijimin e një shumice të re në Kryeqytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat