Erëra të forta nesër në Prishtinë, Komuna bën thirrje për kujdes – do ta izolojë zonën rreth objektit të saj në Dragodan

Prishtina

Erëra të forta nesër në Prishtinë, Komuna bën thirrje për kujdes – do ta izolojë zonën rreth objektit të saj në Dragodan

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 23:24
Foto ilustrim

Komuna e Prishtinës ka apleuar tek qytetarët që të kenë kujdes pasi nesër parashihet të ketë erëra të forta, që mund të sjellin edhe dëme materiale.

Ata poashtu njoftuan se do ta izolojnë zonën përreth objektit të Kryeqytetit në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Nesër, e diel, 11.02.2024, Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca do të izolojë zonën rreth objektit të Kryeqytetit në lagjen “Arbëria” në Prishtinë. Kjo do të bëhet për të parandaluar ndonjë fatkeqësi të mundshme për shkak se janë paralajmëruar për nesër erëra të forta nga 20 deri në 80 km/h të cilat do të sjellin edhe dëme materiale. “Sipas parashikimeve meteorologjike për nesër e diel 11 Shkurt 2024, parashihet të ketë reshje shiu, të cilat në momente të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë elektrike. Era do të fryjë nga juglindja, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-80 km/h! Parashihet të ketë dëme materiale në zona të caktuara” – thuhet në njoftim”, thuhet tutjenë njoftimin e komunës.

Ata kanë publikuar edhe disa numra në të cilët qytetarëy mund t’I kontaktojnë.

Të nderuar qytetarë, Ju lutemi të keni kujdes gjatë qarkullimit nëpër parqe dhe parkimit të veturave afër pemëve pasi ekziston rreziku i rënies së degëve. Çdo rast rreziku ju lutemi raportoni në Qendrën Emergjente të Kryeqytetit në numrat: 0800 112 33 ose 0800 112 44”, thuhet tutje në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat