​Rama: Sot duhet t’i përkujtojmë heronjtë që u angazhuan për Kosovë të pavarur

Prishtina

​Rama: Sot duhet t’i përkujtojmë heronjtë që u angazhuan për Kosovë të pavarur

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 12:08
Komuna e Prishtinës

Komuna e Prishtinës, ka mbajtur seancë solemne të shtunën, për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, tha se 17 shkurti është datë e rëndësishme për të gjithë shqiptarët. Derisa përkujtoi veprimtarët që janë angazhuar për pavarësi të Kosovës, Rama kërkoi unitet politik, siç tha për të ndërtuar një Kosovë me të ardhme evropiane.

Rama: Sot duhet t’i përkujtojmë heronjtë që u angazhuan për Kosovë të pavarur

“Sot nuk po shënojmë vetëm një përvjetor, por po e festojmë edhe një ngadhënjim të madh. Le t’i kujtojmë sot heronjtë e mëdhenj, të cilët me dekada të tëra, me gjithë shtypjen, represionin, burgosjet, keqtrajtimet dhe vrasjet, guxuan me ëndërruar. Le t’i kujtojmë studentët që marshuan në protestat e vitit 1968, ata të vitit 1981 dhe 1997. Udhëheqësit tanë kulturor dhe politik në krye me presidentin tonë historik, Ibrahim Rugova që e ngritën gjithmonë zërin kundër padrejtësive. Veprimtarët e lëvizjes ilegale që kurrë nuk e lanë shpresën me u fikë. Patjetër luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të frymëzuar nga komandanti legjendar Adem Jashari. Le të kujtojmë secilin dhe secilën që guxoi me besua”, tha Rama.

Në anën tjetër, kryesuesi i Asamblesë Komunale në Prishtinë, Pëllumb Bajçinovci, tha se 17 shkurti është një datë historike që u bë themel lirie, paqe dhe dashurie.

Bajçinovci: 17 shkurti është një datë historike që u bë themel lirie, paqe dhe dashurie

“Kjo datë historike u bë themel lirie, paqe dhe dashurie. Bashkoi zemrat e secilit në një të vetme, atë të popullit shqiptar...E veçanta e luftës tonë për liri nuk është vetëm arritja e objektivit të saj, por edhe mënyra si u lufta. Nën udhëheqjen e njerëzve vizionarë dhe të jashtëzakonshëm lëvizja jonë kombëtare u animua nga një grup i liderëve unik të cilët ringjallën shpirtin e Kosovës”, theksoi ai.

Krahas kësaj seance solemne, Komuna e Prishtinës ka paraparë edhe disa aktivitetet të tjera kulturore për nder të 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat