Çelaj: Qytetarët janë lodhur nga qeverisja aktuale në Prishtinë

Prishtina

Çelaj: Qytetarët janë lodhur nga qeverisja aktuale në Prishtinë

Më: 27 shtator 2017 Në ora: 18:57
Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Lirak Çelaj

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Lirak Çelaj, ka prezantuar platformën qeverisëse për kryeqytetin 2017-2021.

Çelaj tregoi se si ka marrë vendim për të kandiduar për kryetar të Prishtinës duke thënë se fjala e vajzave të tij kanë ndikuar.

Ai tha se qytetarët janë para dilemës nëse dëshirojnë një Prishtinë reale me në krye PDK-në, apo të Facebook-ut, apo janë për më shumë shkolla apo për më shumë kifle dhe a duan me shumë parkingje apo kungje.

Çelaj tha se qytetarët janë lodhur nga qeverisja aktuale e Shpend Ahmetit, e cila e ka plot gojën shtet e për çdo ditë e përdhosin republikën.

Ai kërkoi përkrahjen e qytetarëve që ta kthejnë Prishtinën tek qytetarët.

Ndërsa kreu i PDK-së Kadri Veseli u shpreh i bindur se Çelaj do të triumfojë për Prishtinën ashtu siç ka triumfuar në luftë. Ai tha se kundërkandidatët e tij vetëm 5 për qind kontribut sa të Lirakut nuk do t’i linin të flasin fare.

Veseli theksoi se Prishtina për fat të keq është kryeqyteti më i pa strukturuar në Evropë.  Ai e ka quajtur të turpshëm që udhëheqja e Prishtinës asnjë vijë për biçikletistë të mos e bëjnë.

Kreu i PDK-së tha se asnjë rrugë me katër korsi nuk e kanë ndërtuar kryetarët e Prishtinës që nga pas lufta, por ende janë ato që janë ndërtuar në periudhën e komunizmit. Ai shtoi se Prishtina dhe prishtinasit janë lënë në mëshirën e fatit.

Veseli tha se ka ardhur dita që ta ndalin keqqeverisjen e Prishtinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat