Krasniqi në fushatë: Vullneti për ndryshim është bërë i pandashëm

Prishtina

Krasniqi në fushatë: Vullneti për ndryshim është bërë i pandashëm

Më: 1 tetor 2017 Në ora: 21:25
Farshër Krasniqi ka vizituar qytetarët në Mramor.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Farshër Krasniqi, që para dy ditësh pati një incident me atë të Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, i është kthyer fushatës në Prishtinë.

Ai të dielën, me t’u lëshuar nga policia, ka vizituar qytetarët në Mramor.

Ngjarjen Krasniqi e ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook.

“Mramori na priti me zemër. Vullneti qytetar për ndryshim është bërë i pandashëm”, ka shkruar Krasniqi, bashkangjitur me një foto të tubimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat