Banorët e Llukarit kërkojnë vazhdimësi të qeverisjes së mirë në Prishtinë

Prishtina

Banorët e Llukarit kërkojnë vazhdimësi të qeverisjes së mirë në Prishtinë

Më: 1 tetor 2017 Në ora: 22:21
Fushata e VV-së në Llukar

Në sallën e sportit të shkollës në Llukar, shumë banorë të këtij fshati ishin mbledhur për të pritur kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin, bashkë me kryetarin e Qendrës së VETËVENDOSJE!-s në Prishtinë, Ylli Hoxhën, si dhe deputetin Frashër Krasniqi.

Deputeti Frashër Krasniqi tha se angazhimi jonë duhet të jetë maksimal, ashtu që t’i japim krahë Prishtinës më 22 tetor. “Rritja e VETËVENDOSJE!-s është shumë e madhe në të gjithë Kosovën, e veçanërisht në Prishtinë. Fitorja jonë është e pashmangshme. Edhe kundërshtarët politikë e dinë këtë gjë shumë mirë. Sikleti i tyre është që po i humbin edhe shumë komuna të tjera. Sepse ne dhamë shembull se qeverisim mirë, jemi të pakorruptueshëm, dhe i realizojmë në përpikëri zotimet që japim karshi qytetarëve”, theksoi Krasniqi. 

Në fjalën e tij të rastit, Kryetari i Qendrës së Lëvizjes në Prishtinë, Ylli Hoxha, falënderoi të gjithë aktivistët dhe qytetarët e kësaj pjese për angazhimin e vazhdueshëm për të mirën e përgjithshme. “Shumë njerëz thoshin se kur të vini në pushtet bëheni si të tjerët, ne e dëshmuam të kundërtën. Ne e dëshmuam se jemi ndryshimi në politikën e Kosovës. Dëshmuam se me të njëjtin buxhet, pa korrupsion, mund të punohet shumëfish më shumë”, tha Hoxha, me ç’rast kërkoi nga banorët e Llukarit të vazhdojnë me angazhimin e njëjtë, angazhim ky që do të na siguronte edhe shumicën e nevojshme në Kuvendin Komunal.

Kryetari Shpend Ahmeti foli për prioritetet kryesore për mandatin e dytë, prioritete këto që kanë dalë nga takimet e vazhdueshme me qytetarë tash e katër vite. “Në mandatin e parë u munduam ta stabilizojmë situatën. Tash jemi në një fazë të re të zhvillimit, fazë kjo që e bën të mundur realizimin e 100 zotimeve tona të radhës, për Prishtinën qytet në çdo lagje. Vazhdimi i punës sonë, kërkon forca shtesë. Kërkon që Prishtinës t’i japim krahë. Që neve si ekzekutiv, të na shtohet si krah Kuvendi Komunal. Duke e parë vullnetin e qytetarëve të Prishtinës prej 2013 e deri sot, tashmë jam i bindur se kjo do të ndodhë”, tha në fund Ahmeti.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat