Abrashi: Kërkesat e shoqatave të dala nga lufta do të hasin në mirëkuptim tim

Prishtina

Abrashi: Kërkesat e shoqatave të dala nga lufta do të hasin në mirëkuptim tim

Më: 4 tetor 2017 Në ora: 14:52
Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi

(E plotësuar) - Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka vizituar Shoqatën e invalidëve të luftës, dega e Prishtinës, me ç’rast u zotua se programi i tij qeverisës do të jetë i veçantë karshi kërkesave të tyre.

Abrashi tha se ajo çka ka ndodhur deri më tani me këto kategori të dala nga lufta është e papranueshme.

Abrashi: Dera e kryetarit për shoqatat do të jetë e hapur

“Dera e kryetarit të komunës në mandatin e ardhshëm do të jetë e hapur për të gjithë shoqatën, në mënyrë që të bashkëpunojmë dhe t’i ngritim edhe vlerat e luftës për të cilat këta kanë luftuar. Çka mund të them, se programi jonë do të jetë i veçantë karshi kërkesave të tyre dhe dera e hapur nuk nënkupton që çfarë do kërkese e shoqatave do të hasë në mirëkuptim në zyrën tonë dhe në buxhetin tonë. Që nga ndërtimi i banesave për rastet të cilat janë në nevojë, në aktivitete të tjera shtesë si rehabilituese e kështu me radhë, sikurse lirimet tjera të cilat parashihen me ligj, sikurse lirimi i pagimit në pronë. Prandaj, ajo çka e them është se ne do të kemi një bashkëpunim të mirëfilltë gjithmonë në funksion të mirëqenies më të mirë të të gjitha kategorive të dala nga lufta”, tha ai.

Kryetari i Degës së Prishtinës i Shoqatës së Invalidëve të Luftës, Sylë Vitia, tha se e ka njoftuar Abrashi me nevojat dhe kërkesat e tyre.

Ai tha se deri më tani kërkesat e tyre kanë  hasur në vesh të shurdhër, ani pse kanë insistuar që kërkesat e tyre të plotësohen.

Vitia: Kërkuam që të drejtat tona të zbatohen me ligj

“Ne i shpalosëm kërkesat dhe nevojat tona, e njoftuam kandidatin për kryetar të komunës së Prishtinës për nevojat e shoqatës, po ashtu, kërkuam që të drejtat tona të zbatohen me ligj. Gjithnjë do të jemi të gatshëm për bashkëpunim me cilindo kandidat që do të jetë në krye të komunës së Prishtinës dhe do të jemi ata që vazhdimisht do të insistojmë që të realizohen të drejtat tona të përcaktuara me ligj. Kërkesat tona deri më tani kanë hasur në vesh të shurdhër për fat të keq, gjithmonë kemi insistuar që kërkesat dhe të drejtat e garantuara të realizohen përmes ligjit dhe deri më tani realisht nuk jemi të kënaqur me realizimin e të drejtave tona”, tha ai.

Kandidati i LDK-së për Prishtinën, Arban Abrashi, gjatë ditës ka mbajtur takim edhe me Koalicionin e OJQ-ve KOMF. 

Abrashi: Invalidët e luftës do ta kenë derën hapur te unë

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi ka vizituar drejtuesit e Shoqatës së Invalidëve të Luftës dega e Prishtinës, ku pas takimit tha se në rast se ai zgjidhet në krye të Prishtinës, dera e komunës në mandatin e ardhshëm 4 vjeçar do të jetë e hapur për këtë kategori.

Ndërsa, Kryetari i degës së Prishtinës i Shoqatës së Invalidëve të luftës, Sylë Vitia, tha se e ka njoftuar me problemet e tyre dhe se do ka kërkuar që të drejtat e tyre të zbatohen.

Ai tha se do të bashkëpunojnë me secilin kandidat i cili do të vijë në krye të Komunës dhe se do të insistojnë që të drejtat e tyre të përmbushen. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat