Arban Abrashi tregon prioritetet e tij për Prishtinën

Prishtina

Arban Abrashi tregon prioritetet e tij për Prishtinën

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 16:41
Arban Abrashi

Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Arban Abrashi, ka theksuar se prioritetet kryesore të tij, nëse qytetarët ia besojnë ta drejtojë këtë komunë, në katër vitet e ardhshme, janë promovimi i zhvillimit ekonomik dhe punësimit, rritja e nivelit të shërbimeve publike, transportin publik, parkingjet si dhe projekte për kulturën rininë dhe sportin.

Ai në një intervistë ,ka thënë se projekti i zhvillimit ekonomik të kryeqytetit, nënkupton rritjen e vendeve të punës, që e prekin secilin qytetar, në katër vitet e ardhshme.

“Do ta mbështesim një të ri të e ka një startup biznes, e deri të krijimi i zonave ekonomike, përmes së cilave synohet të sillen rreth 200 investitorë të mëdhenj në Prishtinë, duke e bërë qytetin tonë bartës të zhvillimit ekonomik në vend”, ka shtuar Abrashi.

Ai është ndalur edhe në projektet infrastrukturore, e të cilat lidhen dhe ndikojnë shumë edhe në zhvillimin e Prishtinës, duke theksuar se do të zgjerohet Prishtina nga ‘Rruga B’ dhe Mati, dhe ndërtimi i Prishtinës së re, e cila sipas tij, do të jetë katalizator i progresit ekonomik.

“Do ta zgjerojmë rrjetin e ngrohjes qendrore dhe do ta shtrijmë sa më afër qytetarit, do të investojmë në krijimin e 6 mijë vendparkingjeve të reja, të cilat do të ndërtohen përmes partneritetit publiko – privat”, ka shtuar Abrashi.

Ai ka folur edhe për Ligjin për Prishtinën, planet për Pallatin e Rinisë, qasjen e tij ndaj rinisë, kulturës dhe sportit në kryeqytet. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat