Asambleisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Eman Rrahmani, ka akuzuar qeverisjen lokale për pazare politike.
Ai ka thënë se shkarkimi i Egzon Azemit nga bordi i aksionarëve të Ndërmarrjes Publike Banesore, është shkarkim politik.
“Shkarkimi i Azemit është politik sepse ai s’ka bërë shkelje. Vetëm pse është pjesë e Vetëvendosjes është shkarkuar. Aty është tentuar të kapet ndërmarrja nga PSD me bashkëpunëtorët e shumtë që kanë”, ka thënë Rrahmani.
Rrahmani ka thënë se gjuha e kryetarit të komunës, Shpend Ahmeti, karshi Egzon Azemit ësht në mbledhjen e asamblesë ka qenë kërcënuese.
“As polici kur të arreston nuk të thotë “mshele gojën”.
“Çdo ikje nga Vetëvendosje afron prej nja dy hapa me regjimin që është në këtë kohë”.