Digjet kafiteria në qendër të Prishtinës, nuk ka të lënduar - Bota Sot
Digjet kafiteria në qendër të Prishtinës, nuk ka të lënduar

Prishtina

Digjet kafiteria në qendër të Prishtinës, nuk ka të lënduar

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 09:32
Ilustrim

Pas mesnatës të së hënës zjarri ka kapluar lokalin “Strip Dep” në rrugën “Rexhep Luci” në kryeqytet, duke e djegur atë në një masë të konsiderueshme.

Për shkak të zjarrit ka ardhur edhe deri te evakuimi i banorëve të kësaj lagjeje, si dhe deri te ndërhyrja e zjarrfikësve dhe policisë.

Rasti i cili përfundoi vetëm me dëme materiale, është konfirmuar  nga zyrtarë të Policisë së Kosovës.

“Mbrëmë pas mesnate rreth orës 01:15, është raportuar për një zjarr në rr. "Rexhep Luci" në Prishtinë. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe është konstatuar se bëhet fjalë për një zjarr brenda në një lokal. Edhe zjarrfikësit kanë dalë në lokacion për ta shuar zjarrin. Për shkaqe sigurie ka pasur evakuim të përkohshëm të qytetarëve afër lokacionit të incidentit, përderisa pas masave të ndërmarra dhe fikjes së zjarrit të gjithë banorët janë kthyer nëpër banesat e tyre”, ka bërë të ditur zëdhënësi i PK-së, Daut Hoxha.

Hoxha tutje ka konfirmuar se për këtë rast është njoftuar prokurori dhe se hetimet janë duke u kryer nga njësitet kompetente.

Pronari i lokalit “Strip Depo” kohë më parë kishte një lokal të quajtur “Capitol” në pjesën e qytetit të njohur si “Tre sheshirat”, lokal i cili gjithashtu ishte djegur nga zjarri .

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...