Levan-Tepelenë, ja si do të kalohet pas bllokimit të aksit. Shpejtësia deri në…

Shqipëria

Levan-Tepelenë, ja si do të kalohet pas bllokimit të aksit. Shpejtësia deri në…

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 08:55
Levan-Tepelenë

Duke filluar nga mëngjesi i sotëm është bërë i mundur kalimi i mjeteve në aksin Levan – Tepelenë përmes bajpasit të krijuar në zonën e rrëshqitjes së ndodhur në afërsi te Poçemit.

Sipas Autoriteti Rrugor Shqiptar, bajpasi i ndërtuar për të evituar shkarjen e rrezikshme në zonën e Poçemit është një rrugë me shtresë stabilizanti me dy kalime, me sinjalistikë dhe mbrojtje me barrierë.

“Kalimi në këtë rrugë përgjatë bajpasit do të bëhet me shpejtësi të kufizuar deri në 20 km/orë dhe nën monitorimin e policisë rrugore”- njofton ARRSH.

Ndërkaq, ARRSH ben me dije se ajo dhe kompania kontraktore po punon për eleminimin e rreshqitjes dhe rikthimin e qarkullimit normal në këtë aks.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat