Studentët e Universitetit të Prizrenit, Ukshin Hoti sot kanë protestuar duke kërkuar shkarkimin e Këshillit Drejtues të Universitetit.
Po ashtu ata kanë ankesa lidhur me mos shpërndarjen e bursave për student.
Media ka kontaktuar me nën-kryetarin e Unionit të Studentëve të Kosovës si dhe senator në Universitetin e Prizrenit, Arianit Berisha i cili paralajmëroi protesta të tjera deri në realizimin e protestave.
“Po protestat do të vazhdojnë deri në plotesim të kërkesave tona”, ka thënë ai.
Por, studentët do të veprojnë edhe me metoda tjera pos protestës. Nga e hëna pritet të bojkotohet i tërë procesi mësimor.
“Nga e hëna do ta bojkotojmë tërë procesin mësimor, deri në plotësimin e kërkesave të studentëve”, ka shtuar tutje ai.
Protestat e studentëve janë bërë të shpeshta në Kosovë. Pas Prishtinës, tash edhe në Prizren do të kërkohen zbatim kërkesash përmes protestave.