Lekaj tregon projektet për Prizrenin historik

Prizreni

Lekaj tregon projektet për Prizrenin historik

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 12:19
Pal Lekaj

Në Prizrenin historik do të gjejnë vend disa projekte infrastrukturore të financuara nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.

Sipas kreut të MIT-së, Pal Lekaj, me një buxhet të ndarë prej 1 milion e 400 mijë euro, gjatë 2019-s do të punohet në këto projekte: Ndërtimi i rrugës në fshatin Zym dhe asaj Planej-Pashtrik, lidhja e zonës industriale dhe tranzitit me autostradën në hyrje të Prizrenit, asfaltimi i rrugës Lubizhdë-Skorobishdë dhe Prizren-Velezhë si dhe rregullimi dhe zgjerimi i rrugës Planej-Liken i Hasit – Rënia e Dëshmorëve.

Lekaj ka thënë se janë pranë secilës komunë, për tu ndihmuar në plotësim të kërkesave infrastrukturore të qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat