Prokuroria jep detaje për arrestimin e “Burdushit”

Prizreni

Prokuroria jep detaje për arrestimin e “Burdushit”

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 15:45
Hysri Peqani, i njohur ndryshe si “Burdushi”.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka dhënë detaje të reja lidhur me arrestimin e mjekut popullor Hysri Peqani, i njohur ndryshe si “Burdushi”.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prizren, Fitore Mehmeti, ka thënë se rasti në fjalë është vazhdimësi e rastit të mëhershëm.

“Prokurori ka lëshuar vendim për ndalimin e të pandehurit H.P., dhe pritet që gjatë ditës në Gjykatë të dorëzohet aktvendimi për zgjerim të hetimit, si dhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit”, ka thënë ajo.

“Burdushi” është arrestuar mëngjesin e sotëm, lajm të cilin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Për Telegrafin, ai ka thënë se policia po ashtu ka bastisur shtëpinë e tij. Ndryshe, “Burdushi” ishte dënuar nga Gjykata Themelore e Prizrenit në vitin e kaluar me 1 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë, për veprën penale mashtrim.

Po ashtu Gjykata ia kishte ndaluar Peqanit ushtrimin e profesionit për tri vitet e ardhshme.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, “Burdushi” akuzohej se nga data 20.06.2014 deri me 12.08.2014 në Prizren, duke i fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër, ose për t’i shkaktuar dëm material personit tjetër.

Sipas kësaj aktakuze, Gjykata Themelore Prizren, e gjeti fajtor për veprën penale të ngarkuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore Prizren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat