Kosovës, mbi të gjitha i duhen politikan që dinë të sillën me norma njerëzore e morale në shoqëri - Bota Sot
Kosovës, mbi të gjitha i duhen politikan që dinë të sillën me norma njerëzore e morale në shoqëri

Prizreni

Kosovës, mbi të gjitha i duhen politikan që dinë të sillën me norma njerëzore e morale në shoqëri

Nga: Haki Latifi Më: 7 gusht 2019 Në ora: 19:14
LDK-Prizren

Kryetari z. Anton Quni dhe Kryesia e Degës së LDK-së në Prizren në pritjen që kishin rezervuar të hënën, më 5 gusht, shfaqën interesimin dhe besimin në mbështetjen që do ta kenë mërgimtarët kudo që jetojnë.

Morrën pjesë edhe deputetët e LDK-së në Kuvendin e Kosovës z.Vjosa Osmani, z. Haxhi Avdyli, ish deputeti z. Hatim Baxhaku dhe z. Mybera Mustafa, ish këshilltarja për shëndetësi e ish kryeministrit të Kosovës z. Isa Mustafa.

Në këtë takim të ngrohtë, kryetari z. Anton Quni, në fillim i përshëndeti të pranishmit dhe i falenderoj për vizitën.
Në vazhdim, u bashkëbisedua rreth situatës aktuale nëpër të cilën po kalon vendi ynë , me theks të veçant u bisedua rreth preokupimeve dhe shqetesimeve të bashkatdhetarëve.

Gjatë këti takimi , kryetarit të Degës z. Anton Quni ju dhurua një orë dore. 

Duke pranuar dhuratën kryetari theksoj: „Ju faleminderit për kohën tuaj dhe dhuratën e çmueshme që më dhuruat. Kjo orë e bukur që më dhuruat ju, do të më kujtoj gjithmonë se është koha e fundit që të ndryshojmë situatën politike, ekonomike e sociale në Kosovë, në menyrë që të krijojmë ambient të sigurt e joshës, edhe për juve që ta mendoni kthimin në vendlindje, për të investuar e jetuar ketu.“

Në këtë takim u tha se, mërgimtarët janë sakrifica më sublime për familjet tona dhe Atdheun. Kosovës, mbi të gjitha i duhen politikan që dinë të sillën me norma njerëzore e morale në shoqëri.

I duhen politikanë që japin për interesin e përbashkët e jo që marrin, veç tjerash u tha në këtë takim.
Mërgata është motori i ekonomisë, kulturës dhe demokracisë në Kosovë. Atyre duhet t’u lehtësohet procesi i votimit, si dhe investimi në ekonominë e Kosovës.

Për t’u ruajtur identiteti i trungut dhe i rrënjëve tona, duhet të jetë mërgata e pranishme gjithkund, aq sa i ka edhe mundësitë kohore. Ne duhet të mësohemi dhe ta dimë se për çlirimin e Kosovës kontribut të veçant ka dhënë mërgata shqiptare, ku ka ndihmuar shumë Kosovën dhe popullin e saj të qëndrojë në kohë të vështira. Të ardhurat e Kosovës nga mërgata kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë shpëtim për të mos u varur nga armiku për egzistencë. 
Por, edhe mërgimtarët duhet të bëjnë më shumë presion për të kërkuar trajtimin që ata/ato e meritojnë.

Për fat të keq mërgata nuk e ka marrë trajtimin e merituar nga institucionet e Kosovës. Kjo duhet të jetë shenjë që ju duhet të bëni edhe më shumë presion, presion gjithmonë në kuptimin pozitiv edhe gjatë qëndrimit të mërgimtarëve në vendlindje, u theksua gjatë bisedimit. Sepse, me ndërrimin e gjeneratave ndërrohemi ne dhe ju dhe më e keqja është se në mërgim gjithnjë e më shumë fëmijët flasin gjuhën e vendit ku jetojnë. Dhe për këtë dukuri, nuk është faji i fëmijëve dhe i nënave, por i institucioneve shtetërore që duhet të bëjnë çmos që të ruhen rrënjët e kombit. Gjatë bashkëbisedimit u ngriten shqetësime edhe të shkollës së mësimit plotësues të gjuhës shqipe në shtetët ku jetojnë bashkatdhetarët, në të cilën ministritë përgjegjëse duhet të merren më shumë. 
Në fund mërgimtarët, kryesisht veprimtarë të LDK-së nga Gjermania dhe Zvicra u i nformuan nga Deputetja z. Vjosa Osmani, kryetare e komisionit për politikë të jashtme për ndryshimin e ligjit për qytetarët me të drejtë vote jasht vendit, ku me aprovimin në Kuvendin e Kosovës do të kenë të drejtë votimi edhe në përfaqësit diplomatike të Republikës së Kosovës.

Në fund së bashku u shkrepën edhe disa foto kujtimi.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...