Kalaja, simbol i Prizrenit

Prizreni

Kalaja, simbol i Prizrenit

Më: 23 nëntor 2019 Në ora: 10:01
Kalaja

Jeta në Kalanë e Prizrenit ka filluar shumë kohë më parë dhe ende vazhdon. Ky lokalitet ka gjurmë të kulturave të ndryshme, disa ende të pa zbuluara.

Arkeologët tregojnë se ky vendbanim është ngritur rreth  vitit 1100  para Krishtit ,por si fortifikatë ka filluar të ndërtohet në shekullin IV-Vl, pra kanë kaluar 1600 vite nga jo kohë.

Kalaja është një nga pikat më interesante për promovimin e vlerave të turizmit kulturor - historik në territorin e Kosovës

Pozicioni i saj topografik, dominues mbi qytetin, peizazhi natyror mjaft tërheqës dhe konfigurimi arkitektonik i menduar mjaft mirë e bëjnë këtë objekt me vlera të padiskutueshme arkeologjike, historike dhe turistike.

Si e tillë, Kalaja është një nga pikat më interesante për hulumtimin e mëtutjeshëm dhe për promovimin e vlerave të turizmit kulturor - historik në territorin e Kosovës.

Vizitorët shprehen të kënaqur që kalojnë vikendet e tyre në kalanë e Prizrenit dhe e konsiderojnë si simbol të qytetit.

Emine Sherifi nga Prizreni, tha se vizitojnë kalanë e Prizrenit çdo vikend për shkak të rëndësisë dhe historisë që ka. Ajo tha se në çdo vikend kalaja është e mbushur plot me vizitorë nga të gjitha anët e Kosovës por edhe nga vendet perëndimore.

Image

Sherifi: Vizitat në Kalanë e Prizrenit i kemi të shpeshta

“Vizitat i kemi të shpeshta në Kala për shkak se është një vend i vjetër historik. Dihet që Prizreni ka shumë monumente të vjetra historike që ia vlen të vizitohen, kështu që vikendet i shfrytëzojmë radhazi të vizitojmë”, tha Sherifi.

Fitim Shala nga Gjakova tha se është hera e parë që e viziton kalanë e Prizrenit dhe se kalaja duket për mrekulli.

Shala: Kalaja është një mrekulli

“Unë quhem Fitim Shala vij nga Gjakova, erdha pak ta vizitoj këtë vend, shumë bukur po doket, është hera parë që e vizitoj dhe për mrekulli duket”, tha ai.

Idriz Lutfiu nga Gostivari, tha se arsyeja e vizitës së kalasë së Prizrenit, është sepse duhet njohur vendet historike. Gjithashtu, ai tha se kalaja i ka lënë shumë përshtypje dhe shpreson që herën tjetër do të vijë me familjen e tij në vizitë.

Image

Lutfiu: Është hera dytë që vizitoj Prizrenin, më ka lënë shumë përshtypje

“Kam pas shumë dëshirë se kam zemrën shqiptare dhe më pëlqen, është hera dytë që vizitojë Prizrenin, më ka lënë shumë përshtypje të madhe shpresoj që edhe familja do të vijnë këtu me vizite fëmijët shoqja”, tha ai.

Funksioni kryesorë i kalasë ishte mbrojtja e Prizrenit, ku kullat, kazamatet, muret rrethuese dhe tuneli i fshehtë ishin në shërbim të ushtarëve.

Gërmimet Arkeologjike dëshmojnë se Kalaja e Prizrenit nuk u shfaq në formën e saj të përfunduar, por se ajo vjen si fryt i një procesi të gjatë historik.

Në aspektin ndërtimor, Kalaja është ndarë në tri komplekse të veçanta të quajtura qytete: Qyteti i Epërm-Akropoli; qyteti i poshtëm dhe qyteti jugor.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat