ORCA: Prizreni probleme me integritetin akademik - Bota Sot
ORCA: Prizreni probleme me integritetin akademik

Prizreni

ORCA: Prizreni probleme me integritetin akademik

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 11:00
Pamje nga takimi

31 profesorë (55%) në Universitetin e Prizrenit nuk kanë asnjë punim shkencor. 64% e profesorëve nuk i justifikojnë titujt e tyre akademikë. Profesorët në këtë universitet kanë publikuar 55 punime në revista kredibile, ndërsa kanë botuar 120 punime në revista të dyshimta.

Këto dhe shumë të dhëna të tjera të detajuara, ORCA i ka publikuar në tryezën e mbajtur për raportin “Integriteti Akademik dhe Publikimi Shkencor në Universitetin e Prizrenit”.

Rezultatet u publikuan në prani të rektorit, prorektorëve, dekanëve, prodekanëve, si dhe profesorëve të tjerë. Shumica e pjesëmarrësve u pajtuan që të gjeturat nga hulumtimi janë shqetësuese dhe se mungesa e Integritetit Akademik paraqet një problem serioz në të cilën duhet të intervenohet menjëherë.

Gjatë diskutimit u evidentua gatishmëri nga stafi dhe menaxhmenti i universitetit për të rritur publikimin shkencor në revista kredibile dhe për t’iu shmangur publikimeve në revista të dyshimta. Për më tepër, përfaqësuesit e stafit akademik u zotuan se do t’i përditësojnë CV-të dhe do t’i heqin publikimet në revista të dyshimta.

Megjithatë, ORCA theksoi një dukuri pozitive për faktin se ndonëse profesorët e Universitetit të Prizrenit kanë publikuar shumë punime në revista të dyshimta, gjatë viteve 2018 dhe 2019 ka rënie drastike të publikimeve në revista të tilla.

Përmes QAINT do të vazhdohet mbështetja e universiteteve publike në ngritjen e cilësisë, transparencës dhe llogaridhënies, ndërsa ORCA do të vazhdojë monitorimin këtyre

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat