Sekretari i Degës së LDK-së Nderim Gashi, ka kritikuar kryetarin e Prizrenit, Mytaher Hasakuka i cili po lejon uzurpimin e hapësirave publike në Ortakoll.
Gashi ka shkruar se në sytë e pushtetarëve po ndodhin uzurpimet e hapësirave publike dhe po betonizohen parqet publike.
Ai thotë se kjo heshtje nga zyrtarët komunal po bëhet për shërbime korruptive dhe kryetari Haskuka, të cilin ai e quan kryetar koti.
Postimi i plotë:
Në Prizren, për çdo ditë jemi dëshmitar të uzurpimit të hapsirave publike, këtë dukuri të shëmtuar ne e shohim çdo ditë në lagjen Ortakoll.
Në sytë e pushtetarëve komunal të Prizrenit, ndodhin uzurpimet e hapsirave publike, shohim betonizimin e parqeve të lagjes tonë, madje kjo dukuri e ka vështirësuar qarkullimin e lirë të banorëve të këtij lokaliteti…
Pushteti komunal asnjë veprim për t’a ndaluar këtë katraurë urbanistike, s’ka se si të mos shkoj mendja që edhe kjo heshtje e pushtetarëve bëhet për shërbime korruptive!
Kryetar koti i shkon Kryetarit të komunës së Prizrenit, shokut Mytaher!