Lëshimi i objektit pas skadimit të kontratës, Haskuka: Problem kemi vetëm me partitë opozitare

Prizreni

Lëshimi i objektit pas skadimit të kontratës, Haskuka: Problem kemi vetëm me partitë opozitare

Më: 12 prill 2021 Në ora: 23:46
Mytaher Haskuka

"VV veç e ka lëshuar objektin dhe po zhvendoset. Problemin e kemi vetëm me partitë opozitare në Prizren".

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka thënë se të gjitha partive politike [pozitë apo opozitë] që iu ka skaduar kontrata, duhet t’i lirojnë objektet dhe të vazhdohet me procedura të reja.

Në një lidhje direkte në Edicionin Special, ai ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje tashmë e ka lëshuar objektin e vjetër dhe është duke u zhvendosur në një lokacion tjetër.

Sipas tij, janë partitë opozitare ato që po paraqesin problem.

“Ky është një problem nga viti 2019. Partive politike që kanë pasur kontrata me komunën, iu ka skaduar kontrata. Sipas ligjit të vitit 2019, nuk kemi të mundur ta bëjmë vazhdimin e tyre”.

“Në fillim të vitit 2020, partitë politike kanë kërkuar që unë ta shtyjë vendimin derisa të kalojë pandemia,  por kjo nuk mund të vazhdojë pafundësisht”.

“Në bazë të rekomandimeve dhe procedurave ligjore unë iu kam dërguar njoftimin se duhet ta lëshojnë objektin që e kanë pa kontratë”.

Ai ka treguar se në rast se i tërheq këtë vendime, përbënë shkelje ligjore.

“Këtë nuk do ta bëj dhe ata [partitë politike] duhet t’i lirojnë objektet në datën e paraparë. Po kërkohet të bëhet një shkelje ligjore për të funksionuar asambleja komunale. Nëse ata dalin kundër rendit dhe ligjit kjo është shumë brengosëse. Janë bashkuar të gjithë për me shkel ligjin, kjo nuk është në rregull”.

Sipas tij, partive politike [qofshin pozitë apo opozitë] që iu ka skaduar kontrata – kontrata nuk mund t’iu vazhdohet dhe ata duhet ta lirojnë objektin.

“VV veç e ka lëshuar objektin dhe po zhvendoset. Problemin e kemi vetëm me partitë opozitare në Prizren”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat