Asnjë pacientë me COVID-19 në Spitalin e Prizrenit

Prizreni

Asnjë pacientë me COVID-19 në Spitalin e Prizrenit

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 13:17
Foto ilustrim

Në Spitalin e Prizrenit nuk ka asnjë pacientë me COVID-19, është njoftuar nga Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Sipas SHSKUK-së në spitalet e përgjithshme dhe në klinikat COVID në QKUK po trajtohen 97 pacientë, ndërsa nga ta janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19 26 pacientë. 75 janë me oksigjenoterapi, e një në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në QKUK po trajtohen 75 pacientë, ndërsa në spitalet e përgjithshme 22.

Spitali i Prizrenit nuk ka pacientë, ndërsa ai i Gjakovës e ka një pacient, nga dy pacientë janë në spitalin e Mitrovicës dhe në të Vushtrrisë, në të Pejës janë 5 pacientë e të Gjilanit 12.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat