Ismet Tetaj shkarkohet nga posti i rektorit të UPZ-së

Prizreni

Ismet Tetaj shkarkohet nga posti i rektorit të UPZ-së

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 19:34
UPZ

Ismet Tetaj, është shkarkuar nga pozita e rektorit të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren.

Ai është shkarkuar nga Këshilli Drejtues me pesë vota pro dhe një kundër.

Vendimi u bë i ditur në faqen zyrtare të UPZ-së.

Në njoftim nuk bëhet e ditur arsyeja e shkarkimit.

“Në mbledhjen e mbajtur më 6.7.2021, Këshilli Drejtues i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, me votim të fshehtë, me 5 vota pro, një kundër dhe një abstenim, shkarkoi nga detyra Rektorin e Universitetit Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj”.

Tetaj ishte emëruar në këtë pozitë më 14 maj 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat